Rrjeti i restoranteve të ushqimin të shpejtë, postoi një tweet në Twitter, ku shkruanin:
“Gratë kanë vendin në kuzhinë”, postimi i cili pasoi me disa të tjerë që qartësonin, “Vetëm 20% e grave janë shefe kuzhine”.
Women belong in the kitchen.
— Burger King (@BurgerKingUK) March 8, 2021
Shkrimet ishin pjesë e një njoftimi për bursa të dizajnuara për të ndihmuar punëtoret gra të Burger King të ndjekin ëndrrat e tyre në kulinari.
Nëse hapja e postimit ishte menduar si truk marketingu për të tërhequr vëmendjen, shumë e kritikuan për faktin se gratë edhe kësaj here, janë objekt talljeje.
Të tjerë e quajtën të tmerrshëm përdorimin e një shakaje seksiste për hir të klikimeve. Përdoruesit e rrjeteve sociale akuzuan Burger King-un për përdorimin e një taktike shumë të ulët në këtë ditë të rëndësishme. /Insajderi.com