Burgim për nënën që refuzoi ta vaksinojë të birin

Burgim për nënën që refuzoi ta vaksinojë të birin

Një nënë është dënuar me burg për shkak se ka refuzuar urdhrin e gjykatës për ta vaksinuar të birin.

Rebecca Bredow nga Miçigani i SHBA-së, u dënua me shtatë ditë burgim, pasi nuk lejoi që i biri i saj nëntëvjeçar të merrte vaksinën edhe pse fillimisht ishte pajtuar me babanë e të birit, shkruan BBC.

Tash, ish-burri i saj e ka fituar të drejtën e përkohshme për kujdestarinë e djalit, në mënyrë që ai të vaksinohet.

Bredow, nënë e dy fëmijëve, u dënua dje për refuzimin e urdhrit të gjykatës./Express/