Burgosen pesë volejbollistë, akuzohen për përdhunim të një finlandezeje

Pesë lojtar të ekipit kombëtar të volejbollit të Kubës janë burgosur pasi janë shpallur fajtor të martën, për përdhunimin e një finlandezeje. Gjykata po ashtu i detyroi ata të paguajnë një total prej 20,500 euro si kompensim për viktimën.

Burgosen pesë volejbollistë, akuzohen për përdhunim të një finlandezeje

Katër prej volejbollistëve, përfshirë edhe kapitenin e ekipit, u dënuan me nga 5 vjet burgim, derisa njëri pre volejbollistëve u dënua me 3 vjet e gjysmë burgim, raporton Insajderi.

Skuadra kombëtare e Kubës ka marrë pjesë në një turne ndërkombëtar në Finlandë, pak javë para fillimit të Lojërave Olimpike “Rio 2016”. Volejbollistët kanë mohuar akuzat, duke thënë se janë të pafajshëm.

Katër prej lojtarëve ishin nën moshën 21-vjeçare, vetëm njëri prej tyre ishte 27 vjeçar. /Insajderi.com