Burgu Guantanamo i gatshëm të pranojë të burgosur të rinj

Burgu Guantanamo i gatshëm të pranojë të burgosur të rinj

Burgu Guantanamo është i gatshëm të pranojë të burgosur të rinj, por ende nuk ka arritur asnjë urdhër për këtë, ka thënë të enjten në zyrtar i lartë ushtarak amerikan.

Presidenti Donald Trump në janar ka nënshkruar një aktvendim me të cilin e ka shfuqizuar aktvendimin e paraardhësit të tij Barack Obama mbi mbylljen e këtij burgu kontestues amerikan në Kubë.

“Për momentin atje kem 41 të burgosur. Jemi të gatshëm të pranojmë edhe të tjerë nëse na i dërgojnë”, ka deklaruar admirali Kurt Tidd, shefi i shtabit operativ për Amerikën Jugore.

Në burgun e Guantanamos prej  vitit 2008 nuk kanë shkuar të burgosur të rinj. Burgu ishte hapur pas sulmit të 11 shtatorit dhe gjatë periudhës më aktive atje kanë qenë 780 të burgosur të dyshuar për lidhe me Al Kaidën dhe talibanët.

Gjatë fushatës Donald Trump ka premtuar se do ta mbushë burgun me “djem të këqij”, dhe ka thënë se do të ishte mirë së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dërgohen atje të dyshuarit për terrorizëm./Insajderi.com.