Burnley ndal në barazim Arsenal-in

Burnley ndal në barazim Arsenal-in

Arsenali ka barazuar me rezultatin 1-1 në transfertë ndaj Burnleyt, në kuadër të javës së 28-të në Premier League, njofton Insajderi.

Sfida u zhbllokua në minutën e gjashtë ku Aubameyang kaloi në avantazh “topçinjtë” e Londrës, por shifrat u barazuan në minutën e 39-të me autor Chris Wood.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi, duke bërë që skuadrat të kënaqen me nga një pikë, ku padyshim më të kënaqur u ndanë nikoqirët.

Me këtë barazim, Arsenali renditet në vendin e 10 në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Burnley klasifikohet në vendin e 15 në kuotën e 30 pikëve. /Insajderi.com