Kujtimet e Arthur Sanchez për qëndrimin e tij gjatë muajve në spital janë të mjegullta, por ai nuk e ka harruar se si ndihej kur COVID-19 nuk e linte të merrte frymë, shkruan Today, transmeton Insajderi.
“Duket sikur je nën ujë për shumë gjatë dhe e ke të pamundur të dalësh në sipërfaqe”, tha Sanchez ndërsa qëndronte mbrapa një foltori. “Është një situatë e frikshme”.
Shtatë muaj pasi u shtrua për herë të parë në spital me Coronavirus në qytetin e tij të lindjes, Las Cruces, Neë Mexico, punëtori 52-vjeçar tani ka një palë mushkëri të reja.
Mjekët në Spitalin St. Joseph në Phoenix – ku ndodhi transplantimi i gushtit dhe ku ai ka qenë në rehabilitim – pritet të lëshojnë Sanchez të shtunën. Ai është i pari nga dy transplantet e dyfishta të mushkërive që spitali ka kryer te pacientët me Coronavirus që nga fillimi i pandemisë. /Insajderi.com