Një burrë britanik ka mbijetuar pas rënies nga një ballkon i katit të shtatë në një hotel të Mallorcas. Ai u përplas mbi një veturë derisa ishte me të dashurën e tij.
Incidenti ndodhi herët në mëngjes në një hotel në një resor pushimesh në Porto Cristo.
Burri pësoi plagë të shumëfishta dhe u dërgua me nxitim në spitalin e Son Espases de Palma.
Shërbimet e emergjencës thonë se pjesa e përparme e makinës u shtyp pas rënies së burrit nga lartësia dhe kjo ndoshta edhe i shpëtoi jetën atij.