Burri tërhiqet zvarrë nga treni (Video)

Burri tërhiqet zvarrë nga treni (Video)

Një burrë ka paraqitur një kërkesë duke i kërkuar sistemit hekurudhor lokal që ti paguajë shpenzimet në spital pasi në videot mbikëqyrëse u filmua duke u zvarritur nga një tren. Ngjarja është regjistruar vitin e kaluar por filmimet kanë dalë vetëm tani.

Sam Hynes ishte duke u larguar nga treni në Colfax në stacionin Auraria kur biçikleta e tij ngeci në derën e trenit.

Sipas avokatit të tij, Hynes pastaj humbi kontrollin e biçikletës dhe ra, duke e gjetur veten të bllokuar midis platformës dhe trenit.

Në video shihet Hynes duke u zvarritur nga treni për disa sekonda derisa trupi i tij godet atë që duket si një devijim për karriget me rrota duke dalë nga skaji i platformës.

Treni përshpejton në distancë, duke e lënë njeriun të shtrirë në platformë.

Zëdhënësi i RTD Scott Reed tha se operatori i trenit nuk e pa Hynes për shkak të vendndodhjes së tij në platformë, por ai pranoi se shoferi mund të kishte përdorur pasqyrat pak më efektivisht./Ora News/

Videon mund ta gjeni KËTU!