Burri vret gruan, pastaj var veten – detajet e krimit të dyfishtë në familje

Burri vret gruan, pastaj var veten – detajet e krimit të dyfishtë në familje

Mbyti të shoqen pas një sherri mes tyre dhe më tej në gjendje të rënduar psikologjike, vari veten në verandën e shtëpisë.

Krimi i dyfishtë ndodhi në Casertano, të San Marcellino në Itali, këtë të hënë.

Trupat e pajetë të Antonio Topa, 51 vjeç dhe gruas së tij Immacolata Stabile, 48 vjeçe, u gjetën nga dy fëmijët e çiftit në orët e para të së hënës, pasi u kthyen nga një festë me shoqërinë.

Gruaja e kishte denoncuar burrin disa muaj më parë për keqtrajtim dhe dhunë, por dy javë më vonë e kishte tërhequr denoncimin.

Sipas hetuesve, përcjell noa.al, Topa e vrau të shoqen, pas një sherri të dhunshëm mes tyre.

Rezulton se burri e kishte mbytur me duar të shoqen, në dhomën e gjumit.

Fëmijët e shokuar nga skena makabre me të cilën u përballën kur u kthyen në shtëpi, lajmëruan menjëherë policinë.