Bursat evropiane pësojnë rënie për shkak të tensioneve në industrinë e naftës

Bursat evropiane e nisën javën me vlera negative, pas hezitimeve të investitorëve për shkak të sulmit me dron mbi impiantet saudite të naftës, që shkaktoi tensione të reja diplomatike.

Bursat evropiane pësojnë rënie për shkak të tensioneve në industrinë e naftës

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm sot, gjë që pakësoi papritur furnizimin e botës me arin e zi dhe që ripërtëriti tensionet mes SHBA-së dhe Iranit.

“Investitorët u gjendën të papërgatitur ndaj kthimit të rrezikut gjeopolitik, që i shtohet nga njëra anë shifrave makroekonomike përsëri të këqija në Kinë dhe në anën tjetër një pritjeje disi të ankthshme para FED-it”, u shpreh një analist i Saxo Banque.

“Është një përzierje situatash që nxit për shumë kujdes dhe është mëse e justifikueshme të shohim sot një treg të luhatur, edhe pse s’ka ndonjë gjë shqetësuese”, vazhdoi ai./ATSH/