Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë mjaft fuqi, mirëpo nganjëherë edhe ata hasin në probleme që të bëjnë fotot e përkryera
Ish-presidenti amerikan, George W. Bush kishte nevojë për një ndihmë të vogël nga Barak Obama të shtunën në mëngjes në hyrje të Muzeut Kombëtar të kulturës afro-amerikane të Institutit Smithsonian.
Në këtë rast, Bush u përpoq të bëjë një ‘selfie’ me një grup njerëzish, por me sa duket nuk mund t’i nxirrte të gjithë në foto, njofton Insajderi.
Ndërsa presidenti aktual i SHBA-ve, Barack Obama që po vinte në hyrje të muzeut, i dha një ndihmesë të vogël presidentit Bush.
Ky rast nuk i iku as medieve amerikane, me televizionin CNN që xhiroi ngjarjen. /Insajderi.com
[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/QcNhLbp91RM”]