Sergio Busquets është njëri prej futbollistëve që mund të largohet nga Barcelona si lojtarë i lirë, transmeton Insajderi.
Krerët e katalunasve do të donin që spanjolli të mbyll karrierën e tij në “Camp Nou” por situata e rënduar ekonomike në klub po e pamundëson një gjë të tillë.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, 32 vjeçari do të transferohet te Bayern Munchen si lojtarë i lirë.
Mesfushori ka kontratë me Barçën deri në vitin 2023, por kjo kontratë mund të shkëputet me marrëveshje të dyanshme.
Busquets është “produkt” i skuadrës katalunase, ku deri më tani ka zhvilluar 415 paraqitje, duke arritur të shënoj nëntë gola./Insajderi.com