Bylbyl Sokoli në mbrojtje të Bunjakut: Besart Berisha nuk ka të drejtë

Bylbyl Sokoli në mbrojtje të Bunjakut: Besart Berisha nuk ka të drejtë

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, ka deklaruar se Besart Berisha nuk ka të drejt të vlerësojë punën e Albert Bunjakut.

Besart Berisha në mënyrë spektakolare kumtoi largimin nga përfaqësuesja e Kosovës në shenjë të pakënaqësive që ai kishte me përzgjedhësin, Albert Bunjaku.

Vet Bunjaku ka komentuar këtë veprim duke thënë se Kosova është mbi të gjitha.

Dhe në mbrojtje të Bunjakut ka dalë trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, i cili thotë se nëse krijojmë traditë të tillë të kundërshtimit të punës së përfaqësuesit nga lojtarët, atëherë nuk mund të vihen themelet e shëndosha të përfaqësueses, njoton telegrafi.

Postimi i plotë i Bylbyl Sokolit:

Mendoj se, Besart Berisha nuk ka te drejte me i komentu ne kete menyre cilesite e perzgjedhesit Bunjaku, sepse ai duhet t i zbatoj urdhnat e perzgjedhesit e jo te vlerësoj punen e tij . Punen e Perzgjedhësit e vlersojnë te tjeret, ne Pedagogët e sportit dhe organet kompetente (ata qe e kanë zgjedhë ). Ne kete rast une i jap te drejten Perzgjedhesit Bunjaku i cili e ka te drejten me vendosë se kush do te luaj dhe si do te luaj. Nuk guxojmë qe ne start te krijimit te perfaqesueses tonë shtetrore te lejojmë qe në kompetenca te perzgjedhesit te perzihen kush te doje e me se paku lojtaret qe perzgjedhesi i perzgjedhë dhe udheheq me ta. Nese kete e lejojmë atehere do te jetë veshtire me i vendosë themelet e mirëfillta te krijimit te mardhenjeve dhe shprehive ne ekipin tonë shtetrorë e qe ky faktor eshte shumë i rendesishem per te ardhmen e ekipit tonë edhe pse te ri por shume cilesorë.