
Sokol Cikalleshi ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi, teksa ka shënuar për Konyaspor ndaj ish-skuadrës së Goztepe, në kampionat, njofton Insajderi.
Pas një krosimi perfekt të Zymer Bytyqit nga goditja e këndit, Cikalleshi kërcen bukur me kokë dhe e dërgon atë në fundin e rrjetës, për të shënuar golin e parë për skuadrën e tij.
Ndërkohë ndeshja, është mbyllur 2-3 në favor të Goztepe. Cikalleshi rikthehet kështu te goli në kampionat, i cili mungonte prej një kohe të gjatë, edhe për shkak të dëmtimeve të pësuar nga lojtari. /Insajderi.com