Bytyqi lë gjurmë në takimin e parë me ekipin e Konyaspor

Bytyqi lë gjurmë në takimin e parë me ekipin e Konyaspor

Futbollisti me origjinë shqiptare, Zymer Bytyqi, u transferua dy ditë më parë te skuadra e Konyasporit, ku aktivizohet edhe bomberi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, njofton Insajderi.

24 vjeçari, u largua nga norvegjezët e Viking, për të firmosur kontratë për dy vite e gjysëm me turqit e Konyasporit.

Bytyqi debutoi ditën e sotme me klubin e tij të ri, në humbjen 2-1 në transfertë ndaj Karagumruk. Atij i mjaftuan vetëm nëntë minuta në fushë, për të lënë gjurmë në këtë takim.

24 vjeçari zuri vendin e Miloseviç në minutën e 75-të, teksa në të 84-tën, asistoi për Jevtoviç, i cili realizoi golin e vetëm të sfidës. /Insajderi.com