Cabanes thotë se do të luftojnë për rezultate pozitive

Cabanes thotë se do të luftojnë për rezultate pozitive

Trajneri spanjoll i Besa Famgas Javier Cabanas, ka udhëhequr stërvitjen e parë të përfaqësueses së Kosovës në henboll, të enjten në sallën 1 tetori në Prishtinë

Ai është emëruar kryetrajner i Kosovës për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë, në pamundësi që selektori Taip Ramadani të jetë me ekipin, shkaku i largësisë në të cilin ai jeton dhe situatës me Covid 19.

Cabanas ka premtuar se të gjithë do të luftojnë për diçka pozitive në ndeshjet e vështira me Malin e Zi dhe Suedinë.

“Jam i entuziazmuar dhe i etur për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë. Sot kemi filluar stërvitjet, por vetëm me lojtarë të klubeve të Kosovës. Nesër dhe pasnesër lojtarët që luajnë në vendet tjera do të bashkohen me ne. Vetëm pasi të jemi të gjithë mund të them diçka më shumë. Ne do të kemi rastin tonë në këto dy ndeshje dhe duhet të nxjerrim avantazhe prej kësaj. E di që janë dy ndeshje të vështira, por ne do të luftojmë për të arritur diçka pozitive”, ka deklaruar Javier Cabanas.

Cabanes, është një nga trajnerët më të vlerësuar në Spanjë dhe për angazhimin e tij te përfaqësuesja e Kosovës, kanë shkruar edhe mediat e këtij shteti./Insajderi.com.