Çaçiç paralajmëron lojë krejtësisht ndryshe kundër Kosovës

Çaçiç paralajmëron lojë krejtësisht ndryshe kundër Kosovës

Ante Çaçiç paralajmëroi lojë cilësore të përfaqësuese kroate dhe pritjet për tre pikë në ndeshjen kualifikuese kundër Kosovës, dhe më pas kundër Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Trajneri i përfaqësuese kroate, Ante Çaçiç, theksoi se përfaqësuesja e Kroacisë ende mban pozitën e parë dhe ka diferencën më të mirë të golave në grupin e tyre.

“Besoj se kemi forcë dhe cilësi të mjaftueshme dhe se përfaqësuesja e jonë në 45 ditën e ardhshme do të bëjë gjithçka që të prezantojë cilësinë e tyre në atë mënyrë që do të na bëjë të lumtur dhe të kënaqur”, tha Çaçiç.

Listën e lojtarëve që do të luajnë në ndeshjet kualifikuese e publikoi dy javë më parë. “Luka Modriç është kapiteni ynë, ai është mesfushori më i mirë në nivel botëror, ai është shtylla dhe krenaria e Kroacisë, njeriu që në nivelin më të lartë e paraqet vendin tonë me një entuziazëm të madh. Ai kurrë nuk do të mendonte të largohej nga përfaqësuesja kroate”, ka thënë Çaçiç.

Pas fitores së Kroacisë ndaj Kosovës 6:0, Çaçiç njoftoi një ndeshje krejtësisht të re dhe një lojë të re. “Mendoj se kjo është një lojë e re dhe ne duhet të përgatitemi për të në këtë mënyrë, të bëjmë gjithçka që të jemi në nivelin tonë dhe pastaj të presim që cilësia të jetë e mjaftueshme për të arritur tre pikat e dëshiruara”, tha Çaçiç.

Ai theksoi se gjendja emocionale dhe fizike e lojtarëve që vijnë nga klube të ndryshme është e rëndësishme për lojën e përfaqësueses dhe se përfaqësuesja për ta është “një motiv i madh dhe mbështetje”.

Biletat për ndeshjen kundër Kosovës janë në shitje nga sot në stadiumin Maksimir, kurse përmes internetit janë në shitje tashmë një javë. Çmimet e biletave janë 50 kuna (6.7 euro), 100 kuna (13.40 euro) dhe 150 kuna (20.13 euro).