Cadiz e mposhtë Real Madridin, ia shkakton humbjen e parë sezonale

Cadiz e mposhtë Real Madridin, ia shkakton humbjen e parë sezonale

Real Madridi ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Cadiz me rezultat 1-0 në kuadër të javës së pestë, njofton Insajderi.

Ndeshja edhe pse pritej të ishte e lehtë për mbretërit nuk doli ashtu, pasi Cadiz doli të jetë një skuadër e organizuar mirë dhe kishte raste për gol.

Dy rastet e para në ndeshje i kishte Cadiz me Alvaro Negredon, i cili tentoi por nuk arriti të shënojë.

Por në minutën e 16-të erdhi goli nga mysafirët.

Negredo pasoi një top me kokë te Anthony Lozano i cili shënoi për 1-0 me një goditje brenda zonës.

Real Madridi rastin e parë e kishte në minutën e 39-të, kur Raphael Varane tentoi por ishte i pafat.

Në pjesën e dytë Reali tentoi të bëjë më shumë por nuk arriti të shënojë.

Junior Vinicius dhe Karim Benzema kishin raste të mira për të shënuar, por nuk arritën të bëjë ndryshim.

Real Madridi mbetet në pozitën e parë me 10 pikë, aq sa ka Cadiz që është i dyti./Insajderi.com