
Barcelona ka treguar edhe sot se është duke kaluar një moment të vështirë, teksa është ndalur në barazim 1:1 ndaj Cadiz-it, njofton Insajderi.
Ishte Leo Messi që zhbllokoi sfidën, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 32-të. Pas kësaj katalanasit vazhduan të krijojnë raste të shumta, por nuk ia dolën të dyfishonin rezultatin.
Kur të gjithë mendonin se fitorja ishte e siguruar nga skuadra e Koeman, pas rasteve të shumta, erdhi edhe barazimi.
Në minutën e 89-të Cadiz fiton penallti, e cila u shndërrua në gol nga Fernandez, duke i rrëmbyer kështu barazimin në shtëpi Barcelonës, e cila mbetet në vendin e tretë me 47 pikë, pesë pikë më pak se Reali i vendit të dytë dhe tetë pikë më pak se Atletico kryesues. /Insajderi.com