Cagliari vs Juventus – formacionet e sfidës në Serie A

Cagliari vs Juventus – formacionet e sfidës në Serie A

Do të startojë në orën 18:00, përballja mes Cagliarit dhe Juventusit e vlefshme për javën e 27-të të Serisë A, njofton Insajderi.

Pas zhgënjimit në Champions, ku ‘bardhezinjtë’ u eliminuan nga Porto, tani e gjithë vëmendja është zhvendosur në kampionat, teksa skuadra e Pirlos, do të kërkojë të bëjë maksimumin deri në fundin e kampionatit.

Juventusi vjen në përballjen e sotme, pas dy fitoresh radhazi, ndaj Lazios dhe ndaj Spezias. Ndërkohë në krahun tjetër edhe Cagliari po kalon një moment të mirë, javët e fundit, ku në tre përballje ka siguruar një barazim dhe dy fitore.

Sa i përket formacioneve zyrtare, Pirlo i ka besuar qendrën e mbrojtjes dyshes De Ligt, Chiellini, ndërkohë që sulmi do të formohet nga Morata dhe Ronaldo.

FORMACIONET ZYRTARE:

Caglari: (3-5-2): Cragno; Ceppitelli, Godin, Rugani; Zappa, Nainggolan, Duncan, Marin, Nandez; Joao Pedro, Simeone. Trajner: Leonardo Semplici.

Juventus (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Danilo, Kulusevski, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo. Trajner:  Andrea Pirlo. /Insajderi.com