Caktohet data dhe vendi për meçi Joshua – Usyk

Caktohet data dhe vendi për meçi  Joshua – Usyk

Është bërë zyrtare data për meçin mes boksierit ukrainas, Alexander Usyk dhe kampionit të botës, Anthony Joshua, shkruan Insajderi.

Të dy boksierët do të ndeshen më 25 shtator për të mbrojtur titujt e fituar në kategorinë e rënë.

Për ukrainasin kjo do të jetë hera e parë që do të ndeshet për titullin kampion bote në kategorinë e rëndë.

Ndërsa nga ana tjetër Joshua do të luftojë për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në peshat e rënda.

Kjo përballje do të zhvillohet në “Tottenham Hotspur Stadium” të Londrës./Insajderi.com