Futbollisti i ri i Barcelonës, Philippe Coutinho, pritet që të debutojë shumë shpejt me skuadrën e madhe katalunase.
Gazeta ‘Sport’ shkruan se ai ka rikuperuar dëmtimin dhe është i gatshëm për lojë.
Coutinho synon të jetë rezervist në duelin ndaj Espanyolit.
Coutinho është blerja më e madhe e Barcelonës në histori të klubit ndërsa pritet ta formojë treshen e re të sulmit së bashku me Luis Suarez dhe Leo Messi.