Caktohet vendi se ku do të zhvillohet ndeshja mes Chelsea-t dhe Porto-s për ndeshjet çerekfinale të Champions League

Caktohet vendi se ku do të zhvillohet ndeshja mes Chelsea-t dhe Porto-s për ndeshjet çerekfinale të Champions League

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, vuri përballë anglezët e Chelsea-t që eliminuan Atletico Madrid-in në raundin e 1/16-ve dhe portugezët e Porto-s që eliminuan Juventus-in, njofton Insajderi.

Ditën e sotme, UEFA ka komunikuar nëpërmjet faqes së saj në “Twitter”, stadiumin ku do të luhen dy sfidat e çerekfinaleve të ndeshjes Chelsea-Porto, të planifikuara për datat 7 dhe 13 prill.

Për shkak të pandemisë, dy sfidat janë vendosur të luhen në stadiumin e Sevillas në Spanjë, aty ku nesër Kosova zhvillon ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ndaj iberikëve spanjoll.

E njëjta praktikë u ndoq dhe ndeshjen e 1/16-ve ndërmjet gjermanëve të Leipzig dhe anglezëve të Liverpool, me ekipet që luajtën të dy sfidat në Budapest të Hungarisë. /Insajderi.com