Calhanoglu në dyshim për sfidën ndaj Torinos në Serie A

Calhanoglu në dyshim për sfidën ndaj Torinos në Serie A

Milan rrezikon të humbasë përsëri lojtarë të tjerë, pas mungesave të rëndësishme të Ibrahimoviç, Salemakers, Bennacer, Gabbia për dëmtim, Kruniç dhe Rebiç të infektuar me Coronavirus, kuqezinjtë rrezikojnë të humbasin dhe fantazistin turk, Hakan Calhanoglu, njofton Insajderi.

Trekuartisti turk është në dyshim të madh për sfidën e së shtunës mbrëma ndaj Torinos në kampionat. Fantazisti 26 vjeçar ka ndjerë një dhimbje të madhe në kavilje gjatë sfidës ndaj Juventusit, sfidë të cilën Milan e humbi në shtëpi me shifrat 3:1.

Një lajm i keq për Stefano Piolin që do të humbasë një lider teknik si Calhanoglu, por lajmi i mirë për kuqezinjtë është integrimi i Sandro Tonalit pas kartonit të kuq të marrë ndaj Beneventos, ku u kushtëzua të mos aktivizohej në ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi të Italisë. /Insajderi.com