Capello fajëson Ronaldon për eliminimin e Juventus-it nga Porto

Capello fajëson Ronaldon për eliminimin e Juventus-it nga Porto

Juventusi u eliminua me rregullin e golave në fushën kundërshtare. ‘Bardhezinjtë’ arritën të fitonin me rezultatin 3-2, por jo të përmbysnin shifrat 2-1 të ndeshjes së pare, njofton Insajderi.

Teksa rezultati ishte 2-1 në kohën shtesë për Juventusin, Sérgio Oliveira shënoi golin e dytë nga faulli. Edhe pse distanca ishte goxha e konisderueshme, një gabim në vendosjen e murit mbrojtës i kushtoi ‘bardhezinjve’ eleminimin.

Ishte pikërisht Cristiano Ronaldo që gaboi në vendosjen e murit mbrojtës. Sulmuesi portugez kërceu përpara nisjes së Oliveras, duke ja bërë më të lehtë lojtarit të portës për të shënuar golin. Ky fakt u spikat nga të gjithë analistët e futbollit, të cilët ia faturuan Ronaldos eleminimin. Edhe ish trajneri i Juventusit, Capello, ka kritikuar rëndë veprimin e 36 vjeçarit.

“Është e pamundur të bëhet një mur mbrojtës i tillë. Përpara se të gjuhej topi, Ronaldo ka kërcyer. Lojtarët e murit mbrojtës nuk duhet të kenë frikë, duhet të jenë të vetëdijshëm për të qenë në gjendje reagimi kur të goditet topi. Ky është gabim i pafalshëm dhe nuk ka justifikim”, u shpreh i indinjuar Fabio Capello. /Insajderi.com