Capello: Zaniolo mund ta fitojë Topin e Artë

Capello: Zaniolo mund ta fitojë Topin e Artë

Ish-trajneri Romës, Fabio Capello është shprehur i mahnitur me talentin e Nicolo Zaniolos dhe beson se ai ka mundësi një ditë ta fitojë Topin e Artë.

Capello ka komentuar paraqitjen e Znaiolos verdhekuqve kundër Juventusit.

“Zaniolo ka një forcë fizike dhe cilësi t ë jashtëzakonshme. Ka një potencial jo për Këpucën e Artë, por mund të synojë diçka më shumë, Topin e Artë”, ka thënë Capello për Sky Sport, transmeton Insajderi.

“Jam i dashuruar me të. Ka gjithçka, forcë, cilësi dhe shpejtësi. Edhe lojtarë të tjerë i kanë këto cilësi, por jo në nivelin e tij. Ka vizion loje, prekje magjike dhe aftësi teknike”, përfundoi ai. /Insajderi.com/