
Ish-doktoresha e skuadrës së Chelseat, Eva Carneiro, ka vendosur që të largohet përfundimisht nga të punuarit në skuadra futbolli.
Carneiro, e cila u bë e famshme pas përplasjen që pati me Jose Mourinhos, ka vendosur që të largohet përfundimisht nga bota e futbollit pas largimit nga ekipi i Chelsea.
Sipas medieve britanike, ajo do të vazhdojë me profesionin e saj, por pa u angazhuar në ndonjë klub.
Eva është ende në gjyq me Jose Mourinho, pas përplasjes që kishin në fushën e lojës, për çka edhe u largua nga ‘Blutë e Londrës’ me urdhër të trajnerit portugez. /Insajderi.com