Iker Casillas rikthehet në shtëpi.
Pas një eksperience disa-vjeçare te Porto ku vari edhe këpucët në gozhdë, ish-portieri legjendar i Realit të Madridit është kthyer te Reali i Madridit, tashmë me një rol drejtuesi.
Casillas i cili kaloi një periudhë të vështirë në spital para disa muajsh pasi pësoi një atak kardiak, tashmë është emëruar nga klubi merengues si zëvendës CEO i fondacionit të Realit të Madridit.
Një post të cilin Casillas e ka marrë me shumë entuziazëm, ku pritet që Iker të shkëlqejë siç bënte edhe mes shtyllave.