Casillasi tregon se kush është portieri më i mirë në botë – befason Real Madridin

Casillasi tregon se kush është portieri më i mirë në botë – befason Real Madridin

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas ka thënë se portieri i Atleticos, Jan Oblak është portieri më i mirë në botë.

Spanjolli e ka cilësuar pyetjen si pyetje të vështirë.

“Është pyetje mjaftë e vështirë. Për momentin është Oblak”, deklaroi ai.

Casillas në fund tha se nuk ka probleme me ish-trajnerin, Jose Mourinho.

“Nuk kam ndonjë problem më të. Situata që kaluam ishte në të kaluarën. Kishim disa momente të mira”, përfundoi ai.

Pas sulmit në zemër që e pësoi këtë verë, Casillasi është kthyer në stërvitje me Porton, por më pas klubi bëri të ditur se atij i ishte dhënë një rol në stafin e trajnerëve, gjersa vazhdon me rikuperimin e tij.