Cassano: Bayern Munchen po bën një lojë spektakolare

Cassano: Bayern Munchen po bën një lojë spektakolare

Antonio Cassano rikthehet të flasë për Interin në kanalin zyrtar të Cristian Vierit, në “Bobo TV”: Interi fitoi 2-1 ndaj Sassuolos dhe shkoi në +11 pikë nga vendi i dytë, ndërsa sot mposhti minimalisht Cgaliarin në Milano, njofton Insajderi.

“Ky është një sinonim që futbolli ynë po përjeton. Shihni Bayernin e Mynihut që po bën një lojë spektakolare”, tha fillimisht ish-sulmuesi i Romës.

“Guardiola dëshiron Lukakun? Betohem se nëse arrin ta blejë Lukakun nuk do të bëj më tifo për Guardiolën. Mendimi im është që këto janë vetëm thashetheme që prokurorët po tallen për të marrë rinovim në shifra të larta”, tha për fund ish-reprezentuesi italian. /Insajderi.com