Cavani dënohet nga Federata angleze për ofendime raciste

Cavani dënohet nga Federata angleze për ofendime raciste

Një postim me përmbajtje raciste i kushtoi rëndë sulmuesit uruguajan të Manchester United, Edinson Cavani i cili përpara disa kohësh kishte ofenduar një fans të tijin në Story-n e rrjetit të tij social “Instagram” pas dy golave të shënuar ndaj Sauthemptonit, njofton Insajderi.

Pas komentit të tij “faleminderit ze*ak”, ai u dënua nga Federata Angleze e Futbollit duke mos u aktivizuar për disa ndeshje. Së fundmi organet disiplinore të Federatës Angleze të Futbollit e kanë gjobitur “El Matador”-in me 100.000 paund. /Insajderi.com