Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, ka folur për herë të parë si lojtar i Manchester United, duke thënë se ai është i nderuar me mundësin për të luajtur për United si dhe se mezi pret atmosferën e Old Trafford-it.
“Manchester United është një nga klubet më të mëdha në botë, kështu që është një nder i madh të jem këtu. Kam punuar vërtet shumë gjatë kohës së pushimit dhe ndihem i etur për të garuar dhe përfaqësuar këtë klub të mrekullueshëm.”, tha fillimisht Cavani, transmeton Insajderi.
“Mezi pres të përjetoj atmosferën e Old Trafford, kur është e sigurt që tifozët të kthehen.”, shtoi ai.
“Pres që të vazhdoj të shkruaj historinë time të vogël brenda librit të futbollit dhe e di se kjo është arsyeja pse fokusi im duhet të mbetet i njëjtë si gjithmonë – punë, punë, punë. Kam pasur një bisedë me menaxherin dhe kjo më ka rritur dëshirën për të veshur këtë fanellë të bukur.”, nënvizoi ai.
Edinson Cavani, është golashënuesi më i mirë në histori të klubit të Paris Saint-Germain, me 138 gola të shënuar, nga 200 ndeshje, ndërsa ka edhe 50 gola për Uruguain, nga 116 paraqitje/Insajderi.com.