Cavani kërkon falje pas komentit “Gracias negrito”

Cavani kërkon falje pas komentit “Gracias negrito”

Edinson Cavani ka kërkuar falje për një postim në rrjetin social Instagram ku kishte përdorur një term që ka konotacion racist.

Cavani e kishte menduar si koment miqësor, por pasi komenti është parë nga Federata e Futbollit në Angli, Cavanit i është dashur të kërkoj falje.

Ai, pas një paraqitje të jashtëzakonshme me Manchester United në ndeshjen e fundit ku shënoi dy gola kundër Southampton, ishte përgëzuar nga një shok i tij

“Kështu të dua matador”, kishte shkruar ai.

Ndërsa Cavani ia kishte shkruar “Faleminderit negrito”.

“Negrito” është fjalë spanjolle që në shqip përkthehet si “zezak”, term që konsiderohet racist të përdorët.

“Postimin e kam menduar si një falënderim të përzemërt për shokun tim. Gjëja e fundit që do të doja është ta ofendojë dikë. Jam krejtësisht kundër racizmit dhe e kam shlyer menjëherë në momentin e parë që ma kanë shpjeguar se mund të kuptohet ndryshe”.

“Sinqerisht kërkoj falje”, ka shkruar Cavani.