Edinson Cavani rrëmbeu skenën në përballjen e sotme ndaj Fulhamit të vlefshme për javën e 37-të të Premier Ligës angleze. Në minutën e 15-të, sulmuesi uruguaian zhbllokoi sfidën falë një perle nga distanca, njofton Insajderi.
34-vjeçari pas asistit të De Geas, topi u prek paksa nga Bruno Fernandes, teksa Cavani shtangu portierin kundërshtar Areola, me një goditje klasi në formë parabole nga mesi i fushës. Një gol i gjithi për t’u shijuar. Manchester United e mbylli pjesën e parë ndaj Fulhamit në avantazh 1-0. /Insajderi.com