Cavani shënon gol të bukur nga distanca, kalon në epërsi Unitedin kundër Fulhamit

Cavani shënon gol të bukur nga distanca, kalon në epërsi Unitedin kundër Fulhamit

Edinson Cavani rrëmbeu skenën në përballjen e sotme ndaj Fulhamit të vlefshme për javën e 37-të të Premier Ligës angleze. Në minutën e 15-të, sulmuesi uruguaian zhbllokoi sfidën falë një perle nga distanca, njofton Insajderi.

34-vjeçari pas asistit të De Geas, topi u prek paksa nga Bruno Fernandes, teksa Cavani shtangu portierin kundërshtar Areola, me një goditje klasi në formë parabole nga mesi i fushës. Një gol i gjithi për t’u shijuar. Manchester United e mbylli pjesën e parë ndaj Fulhamit në avantazh 1-0. /Insajderi.com