Cavani: Unë dhe Neymari nuk kemi nevojë të jemi miq

Cavani: Unë dhe Neymari nuk kemi nevojë të jemi miq

Edison Cavani mori në shqyrtim lajmet e PSG-së në një intervistë me “Portail SFR”. Sulmuesi uruguajan flet për situatën e skuadrës së tij dhe për momentin e tensionit, që u përjetua mes tij dhe Neymar.

Lidhur me marrëdhëniet që ka me lojtarët, Cavani pohoi.

“Ne nuk duhet të jemi të gjithë miq, si një familje. Ajo që na duhet është të jemi profesionistë në fushë. Ju duhet të respektoni shokët dhe të jepni 100%”. Dy fjalë edhe për penalltinë, që futi në sherr atë dhe Neymar: “Vendimi duhet të merret nga trajneri. Ne duhet të pranojmë atë që ai vendos”.

A ka pasur tension mes tij dhe sulmuesit brazilian në dhomat e zhveshjes, pas ndeshjes së penalltisë së sipërcituar? Uruguajani jep këtë përgjigje, shkruan Telesport.

“Kultura ime e futbollit mund të jetë e ndryshme nga të tjerët. Për mua, gjërat që ndodhin brenda dhomës së zhveshjeve duhet të mbeten atje. Pastaj ka njerëz që duan të flasin shumë dhe ndonjëherë shpikin gjëra që nuk kanë ndodhur”, ka thënë Cavani.