Cavusoglu: Ankaraja përgjigjet për anijen e tyre nga misioni i BE-së

Cavusoglu: Ankaraja përgjigjet për anijen e tyre nga misioni i BE-së

Mes një tensioni të fundit midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) mbi kontrollin e paligjshëm të anijes turke nga misioni i BE-së në Mesdhe, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, ka deklaruar se vendi i tij do të “përgjigjet në terren” dhe duke ndjekur proceset gjyqësore dhe politike, transmeton Insajderi.

Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin Ankara, Cavusoglu njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë thirri ambasadorët e BE-së, Gjermanisë dhe Italisë për kontrollin e anijes me flamur turk nga misioni detar i BE-së.

“Për anijen, ne i bëmë paralajmërimet dje. Tani ne po ashtu do të përgjigjemi në terren, veç kësaj në kontaktet tona me OKB-në, NATO-n dhe Organizatën Ndërkombëtare Detare”, tha ministri Cavusoglu.

Ai po ashtu theksoi se vendi i tij do të ndjek edhe “proceset gjyqësore dhe politike” lidhur me këtë rast, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia u dha ambasadorëve një notë diplomatike mbi kontrollin e ditës së diel në anijen e ngarkesave Roseline A, që u krye në kuadër të operacionit Irini, një operacion evropian i nisur në fillim të këtij viti për të zbatuar embargon e armëve të OKB-së në Libinë e kapluar nga lufta.

Në shënimin diplomatik, njoftoi Ministria turke e Punëve të Jashtme, thuhej se “incidenti është kundër ligjit ndërkombëtar dhe të drejtat tona për kompensim janë të rezervuara”. /Insajderi.com

Ministria tha se anija mbante materiale për ngjyrosje dhe ndihma humanitare në portin Misra të Libisë dhe nuk shkeli embargon e OKB-së. /Insajderi.com