Çdo ditë 4.8 milionë njerëz po testohen në Kinë për Coronavirus

Çdo ditë 4.8 milionë njerëz po testohen në Kinë për Coronavirus

Vendi  i origjinës së Coronavirusi, Kina, ka regjistruar vetëm 37 raste të enjtën.

Madje në vendin më popullsinë më të madhe në botë nuk është regjistruar asnjë vdekje, njofton Insajderi.

Me këtë Kina ka arritur në 88,328 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 4,677 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Kina përshpejtoi testimet e saj javët e fundit, duke arritur në 4.84 milion teste të kryera çdo ditë deri në fund të korrikut, tha Wang Jiangping, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, raporton BBC.

Në tërë territorin e Kinës gati 5.000 institucione mjekësore dhe 38,000 teknikë ishin në gatishmëri për të bërë  testime në masë.

Në vitin 2019, virusi COVID-19 ishte shfaqur në Kinë, për t’u përhapur më pastaj në gjithë botën. /Insajderi.com/