Çdo ditë, ky burrë ngjitej në dritaren e dhomës së spitalit për të parë nënën e tij deri kur ajo ndërroi jetë

Çdo ditë, ky burrë ngjitej në dritaren e dhomës së spitalit për të parë nënën e tij deri kur ajo ndërroi jetë

Në Palestinë, ku ka 9,587 raste të konfirmuara të coronavirus-it deri më sot, një i ri me emrin Jihad Al-Suwaiti nuk pranoi të ndahej nga nëna e tij të infektuar.

Pasi nëna e tij e moshuar u pranua në spital ku testoi pozitive me virusin, ai nuk u lejua të vizitojë për arsye sigurie. Por Jihad 30-vjeçar nga Hebroni ngjitej në tubacion dhe ulej jashtë dritares së spitalit çdo ditë për t’u siguruar që nëna e tij ishte mirë dhe e sigurt, njofton Insajderi.

Një zyrtar i spitalit komentoi: “Ai e kaloi pjesën më të madhe të ditës atje, duke vëzhguar gjendjen e nënës së tij nga dritarja, dhe zbriste kur bindej se nëna e tij ishte duke fjetur”. Të enjten e kaluar, nëna e tij Rasma Salama ndërroi jetë.

Imazhi zemërthyes i të riut që shikonte nënën e tij duke luftuar me virusin është përhapur në media sociale dhe preku zemrat në të gjithë globin.

Vëllai i Jihad, Abang Jihad, Rasmi tha për mediat se vëllai i tij mbeti kokëfortë dhe pavarësisht se ishte ndaluar të hynte në spital për arsye sigurie, ai nuk ndahej nga nëna e tij.

“Nëna kishte leukemi dhe u diagnostikua me COVID-19 disa javë më parë”, shtoi Abang.

Mohamad Safa ka bërë një ilustrim për Jihad dhe nënën e tij të ndjerë.

Burimi: Bored Panda