Republika Çeke ka arritur fitore me rezultat 2-0 përball Skocisë.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë të zbehtë nga të dyja skuadrat, ku munguan edhe rastet për shënim.
Në rastin e vetëm nga Çekia, ata arritën të shënojnë gol në minutën e 42-të, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me një gol epërsi.
Pjesa e dytë e takimit ishte shumë më ndryshe se e para, pasi nisi me raste të një pas njëshme nga të dyja skuadrat.
Patrik Schick arriti të shënoj golin e dytë të takimit dhe personal në këtë ndeshje në minutën e 52-të, nga pothuajse 45 metra largësi.
Pjesa e mbetur e pjesës së parë u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat, ku skocezët dominonin më shumë me posedim të topit, por jo edhe me raste.
Ndeshjen e radhës Çekia do të përballet me Kroacinë, kurse Skocia do të ketë përball Anglinë./insajderi.com
Çekia dyfshion epërsinë ndaj Skocisë
Republika Çeke ka arritur të dyfishojë rezultatin përball Skocisë.
Golin e shënoj sërish Patrik Schick në minutën e 52-të të takimit, nga rreth 45 metra largësi, pasi shfrytëzoi daljen e portierit nga porta.
Pjesa e dytë deri tash është dukshëm më e mirë se e para, pasi dy skuadrat e nisën furishëm këtë pjesë, duke krijuar raste të një pas njëshme.
Fillon pjesa e dytë mes Skocisë dhe Republikës Çeke
Përfundon pjesa e parë mes Skocisë dhe Republikës Çeke
Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Çekisë përball Skocisë.
Kjo pjesa u karakterizua me lojë të hapur dhe me mungesë rastesh serioze para portës.
Në rastin e vetëm serioz, çekët arritën të shënojnë 3 minuta pa përfunduar pjesa e parë, përmes Patrik Schick.
Republika Çeke kalon në epërsi ndaj Skocisë
Çekia ka arritur të kalojë në epërsi përball Skocisë
Goli u shënua nga Patrik Schick në minutën e 42-të takimit.
Deri në këtë minutë u zhvillua ndeshje e qetë dhe pa raste serioze shënimi.
Në rastin e parë serioz Çekia arriti të shënoj gol.
Fillon ndeshja mes Skocisë dhe Republikës Çeke.