Çekia hap Zyrën Diplomatike në Jerusalem

Çekia hap Zyrën Diplomatike në Jerusalem

Gazeta më e madhe izraelite “Haaretz” ka raportuar sot për vendimin e Republikës së Çekisë për hapjen e Zyrës Diplomatike në Jerusalem, njofton Insajderi.

Një vendim të tillë e ka marrë kryeministri çek, Andrej Babis, duke e bërë kështu shtetin e tij me përfaqësi diplomatike në Izrael.

Teksa ka folur për hapjen e Zyrës Diplomatike, Babis ka thënë se një vendim i tillë është edhe një hap drejt forcimit të raporteve në mes të dy shteteve.

Çekia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës./Insajderi.com