Çekia regjistron rekord të infektimeve ditore me COVID-19

Çekia regjistron rekord të infektimeve ditore me COVID-19

Çekia sot ka regjistruar 16.936 raste të reja të koronavirusit (COVID-19), që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Insajderi.

Numri i rasteve pozitive midis personave të testuar është gati 52 për qind në vendin me popullsi prej 10.7 milionë banorësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 75 persona, duke e çuar numrin e viktimave në 11.580.

Rreth 5.900 persona janë duke u trajtuar në spitale për COVID-19 ndërsa 800 prej tyre janë në gjendje kritike. /Insajderi.com