Endri Çekiçi gjeti rrugën e rrjetës ditën e sotme në Turqi me skuadrën e Ankaragucu, në fitoren 3-0 ndaj Goeztepe, teksa shënoi golin e fundit të ndeshjes, njofton Insajderi.
Mesfushori ishte një nga më të mirë në fushë për skuadrën e tij, teksa përveç golit zhvilloi gjithashtu një ndeshje spektakolare. Shqiptari luajti për 83-ta minuta dhe nga “SofaScore” është vlerësuar me notën 7.1.
Çekiçi bëri dy gjuajtje në drejtim të portës, njëra prej të cilave përfundoi në fundin e rrjetës. Gjithashtu fitoi edhe tre duele, ndërkohë që saktësia e pasimeve ishte 76%. /Insajderi.com