
Disa lajme shqetësuese janë duke ardhur për Swansean derisa afrohet afati kalimtar i janarit.
Trajneri i Bournemouthit, Eddie Howe ka zbuluar se ai është duke e konsideruar rikthimin në skuadër të sulmuesit Sam Sturridge, i cili momentalisht është i huazuar te Swansea.
Sturridge ka shkëlqyer këtë edicion, duke realizuar dy gola vendimtarë dhe duke pasur ndikim si titullar në lojë dhe si rezervist.
Por, nëse ai largohet nga klubi uellsian do të ketë një fitues dhe një humbës, shkruan “footballleagueworld.co.uk”.
Fituesi do të jetë sulmuesi tjetër, Borja Baston, i cili do të ketë më pak konkurrencë.
Kurse, humbësi do të jetë Bersant Celina.
Kosovari mbetet një prej krijuesve brilantë të Swanseas, por ai ka vuajtur këtë edicion, duke kontribuar me vetëm 2 gola dhe 1 asistim në 18 ndeshje.
Ajo që dihet është fakti se ai mund të rikthehet sërish me një konkurrencë të fortë në sulm.
Por, me largimin e Sturridget kjo gjë vështirësohet dhe Celina mund të ketë shanse më të limituara për ta treguar veten, shkruan më tej mediumi anglez.