Celtic, skuadra rekordmene e futbollit skocez dhe deri tani, e vetmja skuadër e këtij vendi që ka arritur të fitojë UEFA Champions League, nuk po kalon një situatë të mirë, në vendin e dytë me 64 pikë, 18 pikë larg rivalëve të qytetit Rangers, tani duhet të kërkojë një trajner të ri, për shkak se, Niel Lennon, dha dorëheqjen nga drejtimi i klubit, mbas dy sezonesh në drejtimin e klubit ‘bardh e gjelbër’, njofton Insajderi.
Sipas mediave në ishull, një nga favoritët për të marrë drejtimin e Celtic, është, ish-lojtari i Manchester United, Roy Keane, 49 vjeçari, i cili ka kaluar dhe një përudhë të shkurtër si lojtar te klubi skocez, pritet të ulet në stolin e 51 herë kampionëve të vendit, me tifozët, që në rrjetet sociale, kanë shprehur entuziazëm, për një afrim eventual të irlandezit.
Roy Keane, gjatë karrierës së tij futbollistike, ka fituar shtatë kampionate angleze, katër FA Cup, katër superkupa të Anglisë, një kampionat skocez, një kupë të ligës në Skoci, një UEFA Champions League dhe një Kupë Interkontinentale. /Insajderi.com