Cena i bronztë në Poloni

Cena i bronztë në Poloni

Sporti i Xhudos, vazhdon të ketë suksesin më të madh nga të gjitha sportet e tjera – sot, xhudisti i ri kosovar, Dardan Cena, ka shënuar një sukses në Kupën Evropianë për kadetë, të mbajtur në Poloni, njofton Insajderi. Cena, në kategorinë 66kg, ka fituar medaljen e bronztë në garën Kupa Evropiane U18, Bielso Biala.

Trajneri Driton Kuka, ka shkruar në Facebook se Cena sot ka fituar medaljen e tij të parë zyrtare.

“Në Judo World Cirkuits për kadet sot në Poloni u mbajt Kupa Evropiane U18 dhe Dardan Cena me tri fitore e një humbje, fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 66 kg! Këtu shihet fitorja e tij për medalje të bronztë kundër garuesit Slloven”, ka shkruar ai./Insajderi.com.