Çështja Spanjë – Kosovë, përfshihet edhe deputeti francez

Çështja Spanjë – Kosovë, përfshihet edhe deputeti francez

Ndeshja Spanjë-Kosovë ka marrë një vëmendje të madhe mediatike ditët e fundit. Federata spanjolle komunikoi më parë se nuk do të lejonte të intonohej himni i Kosovës si dhe shpalosja e flamurit të saj. Kjo solli edhe reagimin e menjëhershëm të FFK-së, duke bërë që në shtetin iberik të tërhiqen pas vendimit të tyre, njofton Insajderi.

Por kjo sfidë ka marrë tashmë përmasa politike. Është deputeti francez, Thierry Mariani, ai i cili ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Twitter” një artikull të “Sofoot” dhe sipër tij shkruan: “Nëse Komisioni Europian ëndërron të sjellë Kosovën në Bashkimin Evropian, futbolli na kujton se pesë vende europiane për fat të mirë ende refuzojnë të njohin këtë territor të marrë nga Serbia si një shtet i pavarur”. /Insajderi.com