 
                    Një “pasaportë vaksine” është dokumentacioni që vërteton se një person ka marrë vaksinën COVID-19.
Pasaportat e vaksinave janë zakonisht një aplikacion me një kod që verifikon nëse dikush është vaksinuar ose testuar për COVID-19.
Ato janë në përdorim në Izrael dhe janë në zhvillim e sipër në pjesë të Evropës, parë si një mënyrë për të ndihmuar në mënyrë të sigurt rindërtimin e industrisë së udhëtimeve të shkatërruara nga pandemia, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.
Ata që janë në favor të mandatimit të certifikimeve të vaksinave argumentojnë se dokumentacioni mund të lehtësojë rihapjen e biznesit, eventet masive dhe udhëtimet ndërkombëtare. /Insajderi.com
 
                            						 
                   
                   
                   
                       
                       
                       
                       
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                          