Çfarë fshihet në USB-në e Klitschkos?

Çfarë fshihet në USB-në e Klitschkos?

Boksieri ukrainas, Vladimir Klitschko, kthehet në ring për herë të parë pas 18 muajve, ku të shtunën do të ndeshet me britanikun, Anthony Joshua.

Tashmë pothuajse gjithçka është gati në “Wembley” për atë që është përkufizuar si “Dueli i Vitit” mes Anthony Joshua e legjendës, Wladimir Klitschko.

Të enjten pasdite, gjatë matjeve zyrtare, 41-vjeçari foli rreth një USB-je që ai e kishte marrë, dhe në të cilën thoshte se janë të gjitha përgjigjet në pyetjet e të gjithë gazetarëve, se cili do të fitojë.

“Unë nuk jam Nostradamus, por kam regjistruar një video të parashikimit tim për luftën. Ky shkop do të jetë bluzën time, të cilën do ta veshi të shtunën në mbrëmje”, tha Klitschko.

“Mos më pyesni pas meçit se çfarë ka në te. I vetmi person që do të jetë në gjendje ta hapë atë dhe të shikojë atë, është personi i cili do të blejë bluzën time me gjithë të. Paratë do të shkojnë në Fondacionin Klitschko”, ka shtuar boksieri ukrainas.

Meçi mes Joshuas dhe Klitschkos, që po konsiderohet edhe meçi i shekullit në boks, fillon të shtunën nga ora 22:45 sipas orës tonë lokale./Express/

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=01IGUxu3ETw” /]