Çfarë ndodhet në “Zonën 51”? Përgjigjja epike e Ibrahimovicit

Çfarë ndodhet në “Zonën 51”? Përgjigjja epike e Ibrahimovicit

Shakaja se më 20 shtator më shumë se një milionë njerëz do të shkojnë në “Zonën 51” në Nevada të Shteteve të Bashkuara për t’i takuar jashtëtokësorët, ka bërë jehonë në mbarë botën.

Për këtë është pyetur edhe njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Zlatan Ibrahimovic.

I pyetur se çfarë mund të ketë në atë vend, ylli i LA Galaxy është përgjigjur në mënyrën që vetëm ai di.

“Jo një tjetër Zlatan, kjo është e sigurt sepse ai është këtu”, ka thënë sulmuesi suedez.

Ibrahimovic ka paralajmëruar se pas pensionimit do të rikthehet në Holandë për të marrë një rol drejtues te Ajaxi.